Begaj falënderon Lituaninë për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës

09 shtator 2024 | 17:14

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Këtë deklaratë, Begaj e ka dhënë gjatë vizitës në Lituani ku është pritur nga homologu i tij, Gitanas Nausėda.

“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se Shqipëria është e angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, duke u përqendruar në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit.

“Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, ka shkruar Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Qipros.…