FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat

10 shtator 2024 | 08:15

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhënat e raportit të tyre tregojnë që në vitin 2023 ka pasur regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë dhe gjykatat.

“Sa i përket prishjes së komoditetit që po i pritojnë KPK-ja dhe KGJK-ja, në këtë rast prokurorët dhe gjyqtarët, sipas të dhënave që FOL e ka bërë një raport për vitin 2023, nga 1 mijë e 106 lëndë të korrupsionit sa kanë qenë në punë, në shtatë prokuroritë themelore dhe atë Speciale gjatë vitit 2023, vetëm 476 prej tyre kanë qenë të trashëguara nga viti paraprak dhe 630 lëndë të reja. Prokuroritë kanë zgjedhur veç 500 lëndë, që i bie diku në përqindje rreth 45% të të gjitha lëndëve në punë”, tha Demolli-Nimani.

Sipas saj, kjo i bie që lëndët që i kanë në punë nuk i trajtojnë seriozisht. Ajo tha se e njëjta përqindje është edhe tek gjykatat.

“Nga 128 lëndë të korrupsionit, 104 prej të cilave kanë qenë të trashëguara dhe 24 të reja, kanë arritur t’i zgjidhin vetëm 56 lëndë apo 44% të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë. Viti 2023 kemi vlerësu që ka pasur regres sa i përket luftimit të korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, duke u bazuar në statistikat që i kemi marrë nga KPK dhe KGJK”, tha Demolli-Nimani. /BetimipërDrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Evropa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti…