Kuqezinjtë synojnë kurorën e grupit

10 shtator 2024 | 08:38

Shqipëria sonte do të kërkojë fitore ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Se a do e arrijnë qëllimin e tyre kuqezinjtë, mbetet të shihet në përballjen që nis nga ora 20:45.

Shqiptarët synojnë ta marrin vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Para kësaj ndeshjeje, Shqipëria u tregua e aftë në përballjen me Ukrainën të shtunën, ku fitoi me rezultat 1-2.

Gjeorgjia para ndeshjes që do të zhvillohet sonte, e mposhti Çekinë me rezultat 4-1, të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të…