Kë zgjodhi Messi kundërshtarin më të vështirë

10 shtator 2024 | 08:44

Lionel Messi bëri një zgjedhje befasuese kur ishte pyetur për kundërshtarin më të vështirë me të cilin është ballafaquar.

Tetë herë fitues i Topit të Artë gjatë karrierës së tij, ai ka pasur disa kundërshtarë mjaft të vështirë dhe shpeshherë i ka bërë yjet të duken si lojtarë të thjeshtë.

Por, në shtator të vitit 2017, Messi kishte një betejë serioze të cilën ai e kujton edhe sot e kësaj dite.

Barcelona luante në atë kohë ndaj rivalit lokal Gironas të cilët i kishte mposhtur me rezultat 3-0.

Messi kishte shënuar 11 gola në pesë ndeshje paraprakisht para këtij takimi, por nuk ishte në gjendje që të rrisë këto shifra në ‘Estadi Montilivi’.

Kjo për shkak se Pablo Maffeo kishte bërë një punë të jashtëzakonshme në markimin e argjentinasit gjatë ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm izraelit në një kamp të mbushur me palestinezë…