KFOR-i shton patrullimet në të gjitha pjesët e Kosovës

10 shtator 2024 | 08:45

Patrullime në formate të ndryshme është duke realizuar KFOR-i në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force.

KFOR ka treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, duke shtuar se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë.

Veç në veri, KFOR-i përmes komunikatave të ndryshme javët e fundit ka njoftuar për patrullimet e bëra edhe në qytete të tjera.

Dje me anë të një komunikate ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë brenda komunës së Leposaviqit.

Këto patrullime kanë për qëllim sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi bëri një zgjedhje befasuese kur ishte pyetur për…