Hyseni për Bulliqin: Është mashtrues, po bën show për vota

10 shtator 2024 | 08:49

Vendosja e shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, i ka përplasur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhur me këtë zhvillim, kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin.

Sipas Hysenit, Bulliqi është mashtrues dhe se këtë ‘show’ po e bën për vota.

“Ky është vetëm një përshkrim real i asaj që është me të vërtetë. Unë pajtohem që vendosja e shtatores së presidentit historik, Rugova ka qenë e vonuar. Këto të tjera, që janë bërë vetëm për show dhe për përfitime elektorale mendoj që nuk kanë qenë me vend dhe prandaj ka qenë reagimi ynë”, tha Hyseni në klan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia mundi 2-1 Izraelin në një ndeshje të komplikuar. Edhe…