Gjoshi i PDK-së: Kurti dhe Osmani po e përfundojnë mandatin duke fyer dhe poshtëruar njëri-tjetrin

10 shtator 2024 | 11:36

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistën e presidentes Vjosa Osmani te Jeta Xharra.

Ai ka vlerësuar se intervista në fjalë ka qenë e dobët profesionalisht.

Gjoshi në “Facebook” ka shkruar se intervista e të pares se shteti i ngjan shprehjes: “çka ka shpija e tregon fëmija”.

“Është e mjaftueshme që ta shikosh intervistën e presidentes Osmani për ta kuptuar se çfarë njerëzish joserioz dhe aspak të përgjegjshëm përballë detyrave shtetërore, e drejtojnë Republikën e Kosovës. Është e mundimshme ta them, por intervista e saj përveçse e dobët profesionalisht, i ngjan asaj shprehje se “çka ka shpija e tregon f’mija”. Pvarësisht se jemi oponentë politikë, megjithatë unë nuk do të dëshiroja kurrë që niveli i përfaqësimit shtetëror t’i ngjasojë një kënete”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas tij, Kurti dhe Osmani po e përfundojnë mandatin duke e fyer njeri-tjetrin.

“Po ta dëgjosh të gjithë rrëfimin e Osmanit, përveç interesit të saj të ngushtë personal, nuk mund ta kuptoni se çfarë e ndanë atë prej Kurtit. Sidoqoftë, është shumë e sigurt se Kurti dhe Osmani që erdhën si shpresë për Kosovën, po e përfundojnë mandatin e tyre duke fyer dhe poshtëruar njëri-tjetrin. Osmani dhe Kurti po mbarojnë mandatin e tyre pa asnjë lavdi, ndonëse populli u dha besimin e madh”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Influencerja Klea Prenga para disa javësh ka qenë cak i…