Kryetari i Suharekës po qëndron në QKMF me të lënduarit nga aksidenti në Carralevë

10 shtator 2024 | 12:10

Së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës dhe bashkë me ta është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka falënderuar  urgjencën e Suharekës, zjarrfikësit dhe policinë për angazhimin profesional.

“Udhëtarëve nga Komuna e Kaçanikut shërim sa më të shpejtë, nga ky rast i aksidentit”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…