Aksident i rëndë në Kukës, vdes 46-vjeçari dhe lëndohet vajza e mitur

10 shtator 2024 | 12:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Kukës.

Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën, raporton “A2”.

Nga aksidenti është lënduar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy ndeshjeve të Kombëtares A të Kosovës në Ligën…