Amerikanët i besojnë më shumë Trumpit se Harrisit për ekonominë, sigurinë dhe emigracionin

10 shtator 2024 | 12:30

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive.

Sonte kandidatët në garën presidenciale do të qëndrojnë së bashku dhe krah për krah për një orë e gjysmë para kamerave.

Ky do të jetë takimi i parë katërpalësh dhe përballja e parë live në skenë midis zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump, me synimin për të fituar vlerësimin e një publiku mbarëkombëtar dhe në të njëjtën kohë për të shënuar fillimin e sprintit final deri në ditën e zgjedhjeve, të martën e 5 nëntorit.

Gazetarët pritës, Lindsay Davis dhe David Muir, të cilët do t’u bëjnë pyetje të vështira deri në të papritura dy të ftuarve, po bëjnë prova shteruese në dhomën e shndërruar në studio të Qendrës Kombëtare të Kushtetutës, aty nga ku do të transmetohet direkt ky konflikt verbal. Të dy kanë marrë përsipër t’i japin publikut një mundësi unike për të krahasuar angazhimet politike të kandidatëve për president.

Është e qartë se Trump imban një epërsi të fortë edhe në çështjet kryesore që lidhen me ekonominë, sigurinë kombëtare, emigracionin, por jo me dallimet kaotike që dolën në favor të tij me ish-kundërshtarin Joe Biden. Nga ana e saj, Harris pothuajse fshin kundërshtarin e saj për çështje që lidhen me klimën, kujdesin shëndetësor dhe mbrojtjen e të drejtave individuale.

Mediumi “NBC News” ka publikuar një sondazh në lidhje me çështjet e ekonomisë, emigracionit dhe sigurisë. Në të trijat prinë ish-presidenti Donald Trump.

Jo vetëm tek sondazhi i “NBC News”, por edhe në sondazhet e tjera prinë bindshëm Trump sa i përket ekonomisë, emigracionit e sigurisë.

Së fundmi, “New York Times” ka publikuar një sondazh ku Donald Trump është me 1 për qind përpara Kamala Harris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paraqitjes së dinjitetshme në ndeshjen për Superkupë, Kastrioti i…