Calhanoglu: Pas 21 vitesh një lojtar turk është rikthyer sërish në garën për ‘Topin e Artë’

10 shtator 2024 | 13:00

Mesfushori i Interit dhe Turqisë, Hakan Calhanoglu ka folur për mediat vendase pas fitores 3-1 ndaj Islandës. Mesfushori ka thënë se mund të duket i paftyrë, por pas 21 vitesh një lojtar turk është rikthyer sërish në garën për “Topin e Artë”.

“Kur vjen puna për mua, gjithmonë ka kritika, po përpiqem të bëj shurdhin. Ndoshta dukem si i pafytyrë, por pas 21 vitesh një lojtar turk është rikthyer sërish në garën për ‘Topin e Artë’. Unë jam krenar për këtë, në fund të fundit i shërbej vendit tim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Muajt e fundit qëndrimi i tij tek Interi ishte vënë në pikëpyetje: “Kam marrë disa oferta gjatë verës, por vendosa me zemër të qëndroja tek Interi. Edhe nëse mendoja ndryshe, Interi nuk do të më linte të shkoja askund, gjithsesi. Pra, siç thashë, nuk është diçka në fuqinë time. Do të përpiqem të luaj në nivelin më të lartë të mundshëm. Përsa i përket ekipit kombëtar, dua të jem në gjendje të luaj ndeshjen e 100-të me Turqinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të mbështesë Ukrainën…