Odegaardi pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë

10 shtator 2024 | 13:30

Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e nëntë me golin e Felix Myhre dhe austriakët barazuan me Marcel Sabitzer në minutën e 37-të.

Erling Haaland i solli fitoren Norvegjisë në minutën e 80-të të lojës, por lajmi kryesor është lëndimi potencialisht i rëndë i kapitenit norvegjez Martin Odegaard në minutën e 65-të të ndeshjes. Ai u largua nga loja në minutën e 67-të pas një dueli me Christoph Baumgartner.

Të dy po luftonin për topin dhe pas kontaktit me austriakun, Odegaard shkeli në mënyrë të sikletshme në këmbën e majtë dhe e ndrydhi kyçin e këmbës. Ai përfundoi në lëndinë me dhimbje të mëdha dhe u largua nga fusha me lot në sy. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por e sigurt është që Odegaard do t’i humbas së paku ndeshjet ndaj Tottenham në fundjavë dhe Atalantas në mesjavën e ardhshme, derisa mbetet në dyshim për derbin ndaj Manchester Cityt më 22 shtator.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përuruar Qendra Ditore për fëmijët me aftësi të veçanta…