FC Prizreni i shfaq pamjet e dhunës që e përjetoi në Deçan

10 shtator 2024 | 13:50

FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën e Dytë të Kosovës.

Prizrenasit ankohen se u rrahën nga futbollistët dhe nga tifozët deçanas, të cilët u futën në fushë duke i sulmuar fizikisht lojtarët dhe stafin e ekipit mysafir, siç shihet edhe në videon e prezantuar si fakt nga FC Prizreni.

Prizrenasit janë ankuar edhe në Policinë e Kosovës, duke pretenduar se kjo e fundit nuk intervenoi për t’i mbrojtur ata. Më poshtë mund ta shihni postimin e FC Prizrenit, të përcjellë me videon e incidentit që ndodhi në fundjavë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani,…