Krasniqi, shefit të BE-së në Kosovë: Integrimi euroatlantik, prioritet i pazëvendësueshëm

10 shtator 2024 | 15:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovëm, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për avancimin e proceseve integruese.

Krasniqi ka thënë se për Kosovën, integrimi euroatlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm

“Sot, në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë. Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euroatlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm. Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deshira Ferati shpall të pavlefshme certificatën e biznesit me numër:…