Rike Roçi nuse në Kosovë? Ish-banorja e BBV tregon si qëndron e vërteta

10 shtator 2024 | 15:23

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, modelja e njohur ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta dhe të ndryshme, ku nuk kanë munguar as komplimentet.

Një prej komenteve që u dërgua ishte në lidhje me statusin e saj, duke sugjeruar se ajo do të bëhej nuse në Kosovë.

“E di që do të jesh nuse në Kosovë, një zog i vogël po flet”, i ka shkruar një ndjekës.

Rikeë i përgjigjet duke i thënë se në fakt do të shkojë në Kosovë se do i martohet një shoqe.

“Me sa di unë, do të iki në Kosovë se martohet një shoqe”, sqaron ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke hedhur poshtë kështu spekulimet dhe thashethemet që ishin përhapur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA - BAJGORA A ka ndryshuar Serbia apo…