Kurti: Shtesat për lehona e fëmijë, trashëgimi e pakthyeshme e mandatit tonë

10 shtator 2024 | 20:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shtesat për lehona dhe fëmijë janë trashëgimi e qeverisjes Kurti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka thënë që prej prezantimit të shtesave për nënat dhe fëmijët, afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje.

“Sot tre vjet më parë, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati prezantuam bashkë shtesat për nënat lehona dhe fëmijët. Prej atëherë afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta. Kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të pare,” ka shkruar Kurti.

“Nga premtimi zgjedhor, në zotim programor, shtesat për lehona dhe fëmijë tashmë janë trashëgimi e pakthyeshme e këtij mandati tonë qeverisës.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e zëdhënësit të KFOR-it për hapjen e urës së…