Mushkolaj: Arrestimi i Arsenijeviq, i paarsyeshëm, i panevojshëm e shkelje e lirisë së shprehjes

10 shtator 2024 | 20:55

Gazetari Imer Mushkolaj, ka reaguar për arrestimin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua sepse fishkëlleu derisa Kurti po drekonte në një lokal në veri të vendit.

Sipas Mushkolajt, ky arrestim ishte i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe shkelje e së drejtës së lirisë së shprehjes.

E plotë:

“I paarsyeshëm, i panevojshëm dhe shkelje e së drejtës së lirisë së shprehjes arrestimi sot në veri i politikanit Aleksandar Arsenijeviq, i cili duke fishkëllyer me filikaqë shprehu protestën e vet ndaj vizitës së kryeministrit Kurti në Mitrovicën e Veriut. Kjo qasje ndaj komunitetit serb atje nuk ndihmon, përkundrazi, ndëshkon.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ngjarjeve të fundit në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll…