Zbritja e dënimit për “Calin”, Murati: Nuk mund të zbutet padrejtësia e gjykimit të çlirimtarëve

10 shtator 2024 | 21:00

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që t’ia zbusë dënimin me burgim Salih Mustafës, nga 22 në 15 vite.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk ka zbutje dënimi që mund të zbus padrejtësinë e gjykimit dhe dënimit të çlirimtarëve”.

“Lufta çlirimtare e prirë nga UÇK-ja është nën goditje gjithandej. Por aq sa era rrëzon malet, aq kjo furtunë politike mund ta gjunjëzojë luftën tonë të drejtë në raport me historinë dhe me të ardhmen. Dje, sot e nesër me Calin dhe bashkëluftëtarët që gjenden në Hagë”, ka shkruar Murati.

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë ia ka shqiptuar një dënim të unifikuar prej 15 vitesh burgim Salih Mustafës, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Në njoftim thuhet se “më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj Mustafës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke  llogaritur dhe kohën në paraburgim”.

“Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e Mustafës për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e Mustafës me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit, thuhet në njoftimin Speciales”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit…