Biden dhe Obama lavdërojnë Harrisin pas debatit

11 shtator 2024 | 08:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi debatin kundër Donald Trumpit, duke shkruar në rrjetin X se ai “nuk ishte as afër”.

“Zëvendëspresidenti Harris ka dëshmuar se ajo është zgjidhja më e mirë për ta udhëhequr vendin tonë përpara. Ne nuk do të kthehemi prapa”, shkroi Bideni.

Bideni e ndoqi debatin nga një hotel në Nju-Jork me familjen dhe stafin, tha një person i afërt i tij për mediet.

Performanca e Harris në debat u vlerësua edhe nga ish-presidenti Barack Obama, i cili tha se nënpresidentja tregoi se ajo do të jetë “presidentja e të gjithë amerikanëve”.

“Sonte ne pamë drejtpërdrejt se kush ka vizionin dhe forcën për ta çuar këtë vend përpara në vend që të na ndajë. Kamala Harris do të jetë presidentja e të gjithë amerikanëve”, shkroi Obama në rrjetet sociale.

Kujtojmë, ekipi i Kamala Harris menjëherë pas përfundimit të debatit kërkoi një tjetër. Trump tha se kjo ishte për shkak se ata ishin “të mposhtur keq” dhe se ai do të mendonte për përgjigjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandar Vuçiq ishte në Ljubovia për të biseduar me njerëzit…