Ambasadori italian: KFOR-i rriti praninë në komunat e veriut edhe për mbrojtjen e Urës së Ibrit

11 shtator 2024 | 08:33

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë së Motorizuar “Sicilia”, pjesë e Brigadës së Mekanizuar “Aosta”, të stacionuar në Kosovë që nga korriku i kaluar.

De Riu theksoi përkushtimin e jashtëzakonshëm të Italisë ndaj misionit të KFOR-it, i cili tha se është forcuar më tej për të shtuar prezencën edhe më shumë në komunat veriore, por edhe në mbrojtjen e urës kryesore në Mitrovicë, asaj të Ibrit.

“Ky dislokim i fundit e sjell kontributin e përgjithshëm italian për KFOR-in dhe stabilitetin e Kosovës në 1065 persona, duke e bërë Italinë kontingjentin më të madh kombëtar në misionin e NATO-s”, theksoi ambasadori.

Diplomati italian në Kosovë e përgëzoi kolonelin Rocco Mundo, komandant i KFOR-it RC-WEST, për profesionalizmin e tij, bashkë me aftësinë e tij për të frymëzuar entuziazëm dhe motivim midis trupave të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta presë në…