Sot pritet të ngrehet aktakuza për sulmin terrorist në Banjskë

11 shtator 2024 | 10:51

Këtë muaj bëhen një vit prej kur ka ndodhur sulmi terroristë në Banjskë të Zveçanit, nga ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe një polic tjetër u plagos. Për sulmin e 23 shtatorit përgjegjësinë e mori kryekrimineli Millan Radojçiq i cili ishte edhe pjesëmarrës në sulm bashkë me mbi 30 persona tjerë.

Derisa sot kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj do të mbajë konferencë për media, Periskopi merr vesh nga burimet e veta se sot do të ngritet aktakuzë për sulmin terrorist në veri të vendit.

Ndër pikat kryersore të kësaj aktakuze është “Cenimi i rendit juridik dhe Kushtetues të Repuplikës së Kosovës”

Ndryshe lidhur me rastin, kryeministri i vendit Albin Kurti në vazhdimësi bashkë me akterë të tjerë të Qeverisë kanë sulmuar Prokurorinë për mos ngritjen e aktatakuzës.

“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut… në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, kishte deklaruar Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ndërsa ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se dy herë radhazi, institucionet e Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë, i janë drejtuar Serbisë për ofrimin e provave që ndërlidhen me terroristin, Milan Radoiçiq, por edhe të tjerët që morën pjesë në sulmin e Banjskës.

“Serbia nuk ka kthyer përgjigje, por siç e dini ajo çfarë ka ndodhur së fundmi është Ministria e Drejtësisë i është referuar me kërkesë institucioneve të Republikës Kosovës. Nëse e shohim kërkesën ne nuk mund ta ndajmë me publikun sepse janë çështje të ndjeshme, por për t’iu referuar në përgjegjësi kërkon prova për këtë rast. Duhet ta ketë të qartë Serbia që i vetmi shtet që ka të drejtë ta hetojë këtë rast është Republika e Kosovës, në këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në anën tjetër në vend që të bëjë kërkesa të tilla që lënda të transferohet në Serbi, e rëndësishme është që të gjitha provat lidhur me këtë rast, Serbia t’i dorëzojë në institucionet e Kosovës, në këtë rast përmes Ministrisë së Drejtësisë në Prokurorinë Speciale. Kërkesa e Serbisë është refuzuar dhe bie ndesh me nenin 85 të ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar”,kishte deklaruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka pritur në…