UP-ja hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master

11 shtator 2024 | 10:55

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024­/2025

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025. Universiteti i Prishtinës ofron programe të fushave të ndryshme studimi, të krijuara për të adresuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës, si dhe për të promovuar zhvillimin akademik, profesional dhe personal të studentëve”, ka njoftuar UP-ja.

UP-ja ka theksuar tutje se përkushtohet për të ofruar një mjedis akademik të pasur me mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. Aplikimet janë të hapura deri më 24 shtator 2024 në orën 14:00”, ka njoftuar UP-ja.

Për konkursin e plotë klikoni:

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/7FAFB64E-CD8D-4F1F-AEF4-C1891A57DEDC.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë muaj bëhen një vit prej kur ka ndodhur sulmi…