Kryeministri Kurti dhe zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-së nderojnë viktimat e 11 shtatorit

11 shtator 2024 | 10:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësshefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë pllakës memoriale që ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës, e cila u vendos në vitin 2019 për të nderuar kujtimin e afër 3,000 viktimave të asaj dite tragjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Komunën e Kamenicës nën dyshimin…