Hamza: Qëndrojmë krah ShBA-së në luftën kundër terrorizmit

11 shtator 2024 | 11:14

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka rikujtuar sulmin terrorist në kullat binjake në Nju-Jork më 11 shtator 2001.

Hamza në “Facebook”, ka shkruar se ky sulm ishte mizor, ku humbën jetën mijëra njerëz e ka kujtuar edhe tre shqiptarët e vrarë në atë sulm, duke thënë se e gjithë bota u bashkua për ti mbrojtur vlerat universale të popujve të lirë.

“11 shtatori i vitit 2001 ishte ditë e rëndë për popullin mik amerikan, ShBA-në dhe tërë botën e qytetëruar. Sulmet terroriste mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju-Jork dhe mbi Pentagonin, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm, ishin tejet mizore. Aty humbën jetën edhe tre bashkëkombësit tanë, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj e Mon Gjonbalaj. E gjithë bota e civilizuar, pas kësaj dite të kobshme, u bashkua për t’i mbrojtur vlerat universale të popujve të lirë. Sot i nderojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe qëndrojmë të palëkundur përkrah ShBA-së në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…