Elisa Spiropali: Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

11 shtator 2024 | 12:53

Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka dhënë një deklaratë të fortë në Prishtinë. Ajo ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar.

Në një konferencë për media gjatë vizitës në Kosovë, ajo ka thënë se nga takimi me homologun kosovar, Glauk Konjufca, do të dalin me një sugjerim ndaj qeverive të dyja shteteve shqip-folëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin”.

“Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë”.

“Dy parlamentet tona kanë potencialin patriotikë dhe politikë detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal”, ka thënë Spiropali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë para se të bëhet një vit që nga…