Haxhiu ia kujton Osmanit kohën kur e mbronte Martin Berishajn

11 shtator 2024 | 13:38

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar edhe një herë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i pafajshëm, kjo pasi presidentja Vjosa Osmani është shprehur se ai duhet të lirohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve.

Haxhiu në një konferencë për medie të mërkurën është pyetur mbi deklaratat e presidentes të Kosovës, duke thënë fillimisht se nuk është gjetur që ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ne kemi thënë qëndrimet tash e sa kohë për ambasadorin Berishaj, ka pasur një Komision Hetimor që nuk u gjet asgjë, duhet të merren parasysh këto aspekte. Në anën tjetër, vlerësojmë që nuk ka pasur aq keqpërdorim të detyrës zyrtare, as pasurim të pabazë, as pasurim material”, ka thënë ajo.

Haxhiu i ka kujtuar Osmanit kohën kur edhe vetë ajo, njëjtë si qeveria, mbronte ambasadorin Berishaj.

“Kemi folur disa herë për të, edhe Kurti edhe Gërvalla, edhe presidentja Osmani më herët, nuk kam se çka t’i shtoj deklaratave tona”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka konsideruar lajm të…