Norris mesazh Verstappen: Po rikuperojmë hap pas hapi, tani besojmë edhe më shumë te titujt

11 shtator 2024 | 13:42

Lando Norris ka rikuperuar diçka në renditje ndaj Max Verstappen pas garës së Monza, por kjo nuk mjafton. Piloti britanik i McLaren synon të bëjë një hap më të madh në garën e Bakus, që zhvillohet këtë fundjavë në Azerbajxhan.

“Ishte fantastike të përfundoja garën e fundit evropiane në podium për të 12-ën herë më radhë. Unë dhe inxhinierët e mi analizuam paraqitjen tona në Monza dhe gjetëm mënyra për t’u përmirësuar, si nga ana ime ashtu edhe si ekip”, u shpreh Norris. “Qëllimi ynë është i qartë. Kam besim të plotë te ekipi për të vazhduar punën dhe përmirësimin. Tani që dy kampionatet janë të hapur ne jemi më të vendosur se kurrë. Jam krenar për ekipin dhe mezi pres të shoh se çfarë mund të bëjmë këtë fundjavë”, ka shtuar britaniku.

“Mezi pres të kthehem në Azerbajxhan. Unë jam optimist për atë që mund të bëjmë, duke marrë parasysh makinën që kemi. Përditësimet kanë funksionuar mirë dhe kemi grumbulluar më shumë pikë se Red Bull në çdo garë. Shpresojmë që kjo fundjavë të mos jetë ndryshe”, ka deklaruar Norris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar edhe një herë…