Hilli: Çështja e Kosovës shumë e vështirë, dialogu është zgjidhja e vetme

11 shtator 2024 | 14:02

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë dhe se qëndrimi i Uashingtonit është se dialogu që është vendosur është mënyra më e mirë dhe e vetme për zgjidhjen e çështjes.

“Komunitetit serb duhet t’i jepet një perspektivë se cila do të jetë e ardhmja e tyre përmes dialogut”, ka thënë Hill për televizionin serb, “RTS”, ku ishte i ftuar me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste në ShBA.

Hill ka thënë se ShBA-ja janë sinqerisht të përkushtuara për vazhdimin e “suksesit të Serbisë”, e cila, sipas fjalëve të tij, “është një vend ku duhet llogaritur”.

Ai mendon se duhet të jemi optimist për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe bashkëpunimin me BE-në, me vlerësimin se “perspektiva evropiane për Serbinë po forcohet çdo ditë e më shumë”.

“Është e rëndësishme që ShBA-ja të mbështesin BE-në në procesin e zgjerimit dhe të mbështesin Serbinë për t’u anëtarësuar”, ka shtuar ai.

Sipas tij, pas sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington në vitin 2001, bota është bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të Lojërave Paraolimpike “Paris 2024”, në kryeqytetin francez…