Zhgënjejnë Brazili dhe Argjentina

11 shtator 2024 | 14:16

Kanë dhuruar surpriza të mëdha ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Argjentina dhe Brazili humbasin ndeshjet respektive në transfertë përkatësisht kundër Kolumbisë dhe Paraguait. Kampionët në fuqi të botës munden 2-1 nga Kolumbia.

Shënon Nico Gonzalez për argjentinasit, por goli i Mosquera dhe penalltia e shënuar  James Rodriguez i japin tre pikët kolumbianëve. Paraguai mundi minimalisht 1-0 “selecaon” falë golit të shënuar nga Gomez. Vetëm një barazim pa gola 0-0 për Uruguain në Venezuelë, Bolivia dhe Ekuador mundën respektivisht Kilin (2-1) dhe Perunë (1-0).

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Argjentina vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Kolumbia, Uruguai dhe Ekuadori. Brazili qëndron në vendin e 5-të në kuotën e 10 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e…