Hoti akuzon qeverinë për mënyrën e shpenzimit të taksave të qytetarëve: Ndalja e ‘gjakderdhjes financiare’ ka qenë mashtrim

11 shtator 2024 | 15:24

Deputeti i  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare” ka qenë mashtrim.

Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk është shpenzuar më shumë për ndërmarrjet publike sesa gjatë kësaj qeverie.

Hoti ka thënë se që tri herë ka shtruar pyetje parlamentare se ku janë shpenzuar 520 milionë eurot për ndërmarrjet publike, por se asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

“Transparenca lidhur me shpenzimin e taksave të qytetarëve është obligim kushtetues. Këtij obligimi nuk mund t’i iket. Vjen një ditë kur duhet dorëzuar mandatin tek tjetri”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përvojës së gjatë me gazetarinë e kulturës, me theks…