KFOR-i do t’ shtojë lëvizjet e trupave dhe automjeteve në Istog
11 shtator 2024
| 15:47
Komuna e Istogut ka bërë me dije se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të këtij qytet dhe fshatrave përreth.
Kjo komunë ka treguar se kjo bëhet për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.
“Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren”, ka njoftuar Komuna e Istogut.