Rasti i trafikimit teston raportet Serbi – Kinë

12 shtator 2024 | 07:59

Një gjykatë serbe do të nisë procedurat gjyqësore më 12 shtator në rastin e parë të dokumentuar publikisht në vend për trafikim seksual, ku përfshihen shtetas kinezë.

Aktakuza, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, thotë se dy gra kineze ishin trafikuar në Serbi nga Kina dhe më pas u ishin marrë pasaportat nga trafikantët. Në padi thuhet se atyre u ishte dhënë vetëm një vakt ushqimor në ditë dhe nën kërcënim për jetë ishin detyruar të ofronin shërbime seksuale burrave.

Në aktakuzë u tha se dy gratë ishin trafikuar nga një burrë kinez, “i cili i mashtroi viktimat” duke u premtuar “se do t’u gjente punë si masazhatore” në Serbi dhe do t’u siguronte “banim dhe ushqim”. Pak kohë pasi ato shkuan në Serbi, duke i kërcënuar “se do i vriste”, ai i detyroi ato që të kryenin marrëdhënie seksuale me burra dhe duke i paralajmëruar se “ai ishte i fuqishëm dhe mund të bënte gjithçka që ato të zhdukeshin”.

“Disa orë pasi arritën, ai organizoi keqpërdorimin e tyre seksual” nga burra kinezë në Serbi “nën kërcënimin se ato i kishin borxh atij para për biletat e blera të avionit dhe se ato duhej të fitonin para për t’u pajisur me leje pune”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Izraelit u prit solemnisht në Beograd në një…