Zëvendësministri i Drejtësisë: Me paqen që është në veri nuk kemi nevojë për Asociacion

12 shtator 2024 | 08:02

Situata aktuale në veri, që në krahasim me të kaluarën tash është shumë më e mirë sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, po e bënë të panevojshëm edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se në veri ka kontroll të plotë e funksionim të mekanizmave të sigurisë dhe hapje të bizneseve.

“Policia e Kosovës ka bërë të pamundurën për me fut veriun nën kontroll, ka shtri sovranitetin e plotë në veri, gjithë mekanizmat e sigurisë janë atje. Ka biznese, institucione të Kosovës që janë hapë atje. Me paqen ekzistuese që është atje, sot pra po duket që nuk kemi më nevojë as për bashkësi të komunave (Asociacion), sepse po funksion gjithçka”, ka thënë Sallahu në Tëvë 1.

I pyetur nëse është qëllim i Qeverisë së Kosovës që të minohet roli i Asociacionit, ai ka mohuar një gjë të tillë.

“Realiteti në veri po e kundërshton ‘Zajednicën’. Përderisa ka një harmoni të plotë, ka kontroll të plotë”, tha ai.

Formimi i Asociacionit ka qenë një nga kërkesat kryesore të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës. Madje, dërgimi i draftstatutit të saj në Gjykatën Kushtetuese u vu si kusht që Kosova të hyjë në agjendën e ministrave të Këshillit të Evropës.

Por, që Qeveria e Kosovës nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elon Musk tha se ish-presidenti Donald Trump do të bënte…