‘Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve serbe dhe ruse për ta minuar rendin perëndimor’

12 shtator 2024 | 08:07

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington thotë se Vuçiq ringjalli projektin nacionalist serb të madh.

“Vuçiq ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë, shkruan Joseph.

Sipas Joseph, Vuciq e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi.

“Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend”, thekson ai.

“Konspiracioni i armatosur serb”, i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës – afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane – sipas profesorit, synoi të ndante vendin me forcë.

“Duke përbuzur Uashingtonin, Vuçiq emëroi dy nga figurat e rralla të sanksionuara nga SHBA në qeverinë më të re serbe. Njëri prej tyre – Zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin, një “ish-shefi famëkeq i inteligjencës” dhe ndihmës i Kremlinit – u takua përsëri me presidentin rus Vladimir Putin më 4 shtator, duke deklaruar se “Serbia është një aleate e Rusisë” dhe duke shtuar se “nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiq, Serbia kurrë nuk do të anëtarësohej në NATO dhe as nuk do të vendoste sanksione ndaj Federatës Ruse”.

Sipas Joseph, Serbia po e shfrytëzon situatën aktuale në Kosovë, sidomos atë të veriut.

“Tashmë të shfryrë nga fiaskoja e Banjskës, serbët e Kosovës janë afër të heqin dorë nga jeta në Kosovë – një rezultat që do të luajë me planet serbe dhe ruse për të minuar rendin perëndimor, multietnik në rajon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve…