Këta janë 45 të akuzuarit për terrorizëm në rastin “Banjska”

12 shtator 2024 | 08:18

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur dje aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit janë ngarkuar se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë.

Si pasojë e kësaj, zyrtari policor Afrim Bunjaku humbi jetën dhe u rrezikua jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe e popullatës civile.

Milan Radoiçiq akuzohet se nga viti 2017 deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura në mënyrë të paligjshme, të cilat i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, dhe një pjesë e këtyre pasurive është transferuar tek persona të tretë për të fshehur burimin e tyre.

45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”, sipas raportimeve nga Betimi për Drejtësi.

Kush janë të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq?

Dispozitivi i parë i aktakuzës së PSRK-së ngarkon të akuzuarit: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitjet e Kamala Harris në fushatë janë gjithmonë mbresëlënëse, por…