Rreth 3 mijë qenë endacakë nëpër Prishtinë, ka interesim për adaptimin e tyre

12 shtator 2024 | 08:35

Përkundër investimit prej 1.7 milion eurosh për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë në komunën e Prishtinës në Qendrën për trajnimin e këtyre kafshëve në Hajvali, kryeqyteti mbetet i populluar me qenë, të cilët janë bërë rrezik për qytetarët. Kryetari, Perparim Rama tha se nuk kanë hequr dorë nga ky problem.

”Tani kemi një numër të madh të personave që janë të interesuar për strehimin e qeneve endacak mos të ketë qen pa shtëpi. Ka qenë një punë e madhe ekipore për të ardhur deri këtu por kjo nuk mjafton, lufta ndaj kësaj dukurie negative vazhdon”, tha Rama.

Ai theksoi se qendra në Hajvali trajton 40 deri 45 qenë në ditë, ndërsa shtoi se vetëm në Prishtinë mbi 3 mijë qenë endacak.

”Ne kemi krijuar mekanizmat ku mund ti ndajmë edhe me komunat e tjera. Ne kemi kërkuar që dy tre vite nga niveli qendror të merret me këtë çështje. Qeveria ende nuk e ka harxhuar asnjë cent për këtë çështje”, tha Rama.

Ndërsa, Bekim Brestovci, drejtor për Shërbime Publike në Prishtinë, u shpreh se qendra ka kapacitet për strehimin e 350 qenve.

”Kjo qendër i ka të gjitha gjerat e nevojshme qe i nevojiten ksaj qendre , synimi ynë është qe qene te mos rri ngjat por ta kenë një shtëpi një adaptues”, tha Brestovi për RTV21.

Kryetqari i Prishtinës, Rama i bëri thirrje pushtetit qendror që të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi shumvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-në,…