Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ mbyllet për 25 ditë

12 shtator 2024 | 11:24

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.

Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Ligës së Kampionëve, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj.

“Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Përfaqësues së Kosovës më 15 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë më parë ka ndodhur një përleshje mes familjes…