Desmond Cambridge, MVP i Superkupës së Kosovës

12 shtator 2024 | 11:37

KB Trepça është fituese për të dytin vit me radhë e Superkupës së Kosovës në basketboll. Në finale mitrovicasit mposhtën Sigal Prishtinën me rezultat 89-73.

Ndërkohë MVP i finales u shpall Desmond Cambridge Jr, basketbollisti i Trepçës.

Ai pati performancë të shkëlqyer duke mbyllur ndeshjen me 15 pikë, katër kërcime e dy asistime. Kështu edhe fitoi çmimin si lojtar më i vlefshëm i eventit. Cambridge është transferuar këtë verë nga skuadra mitrovicase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është krenuar me reformat…