Ferizaj përforcohet me brazilianin Souza

12 shtator 2024 | 11:45

Skuadra e Ferizajt është përforcuar me futbollistin brazilian Guilherme Souza. Ky i fundit luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe karrierën e ka filluar në skuadrën e famshme braziliane Corinthians.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, brazilianin Guilherme Souza. Mbrojtësi ynë karrierën e ka filluar tek grupmoshat e skuadrës së njohur braziliane, Corinthians, për të vazhduar tek Fluiminense dhe ekipi i njohur portugez, Gil Vicente. Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi. Mirë se vjen, Guilherme”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…