Jahjaga: Përdhunimet gjatë luftës, arma më e keqe që armiku përdori ndaj popullsisë civile

12 shtator 2024 | 12:08

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se megjithëse kanë kaluar shumë vite që nga lufta, plagët e popullit të Kosovës janë ende të freskëta.

Jahjaga, e cila ka marrë pjesë në publikimin e raportit të “Medica Gjakova” mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, ka thënë se përdhunimi ka qenë arma më e keqe e ushtrisë serbe ndaj grave dhe burrave të Kosovës.

“Ndonëse kanë kaluar shumë vite, plagët ende i kemi të freskëta. Çdo cep i tokës së Kosovës ngërthen një histori në vete, andaj jemi mbledhur sot, të flasim për një të vërtetë, e cila ndonëse është tentuar të fshihet, ka dalë në dritë, falë forcës së heronjve dhe heroinave tona”.

“Çmimi që paguan ishte shumë i madh. Kosova na kushtoi shumë shtrenjtë. Baballarë, burra e vëllezër treguan se si i panë vajzat, bashkëshortet e motrat e tyre u përdhunuan. Arma më e keqe që ushtria e armikut e përdori ndaj popullsisë civile. Mirëpo, harruan se dhembja e kalit njeriun. Si presidente e vendit, një nga preokupimet më të mëdha ishte zbardhja e fatit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë Jahjaga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë është mbajtur Konferenca Rajonale “Gratë që formësojnë të…