Një pjesë e materialit arkivor që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele në komunat në veri, transferohet në AShAK

12 shtator 2024 | 12:55

Ka përfunduar transferimi/bashkimi i materialit arkivor, pjesë e fondeve arkivore të Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës/Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele ilegale në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Materiali arkivor është pranuar/dorëzuar nga Policia e Kosovës në përputhje me procedurat e parashikuara në Ligjin për Arkivat dhe aktet nënligjore dhe është vendosur/deponuar në vendruajtjet e AShAK-së.

Procesi i pranim/dorëzimit është mbikëqyrur nga inspektorët dhe udhëheqësit e AShAK-ut dhe ky material mjaft voluminoz, do t’i nënshtrohet procedurave të përpunimit, rregullimit dhe digjitalizimit dhe përfundimisht, do t’i bashkohet fondeve arkivore sipas parimeve, kritereve dhe normave profesionale të arkivistikës.

Në masë të madhe materiali arkivor i pranuar në AShAK-u, i takon viteve 1943 – 2000.

Megjithatë AShAK-u, në përputhje me nenin 13 (paragrafi 2) të Ligjit për Arkivat, nga Policia e Kosovës si fondposedues (komunat ilegale nuk kanë status as të fondkrijuesit dhe as të fondposeduesit për shkak të veprimtarisë ilegale), ka pranuar materiale të prodhuara nga aktiviteti i strukturave ilegale paralele në komunat veriore të cilat, megjithëse nuk kanë vlerë të dokumentacionit zyrtar marrë parasysh që janë krijuar në kundërshtim me rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, mund të shërbejnë si material për nevoja hulumtuese.

AShAK-u në përputhje me mandatin ligjor, pas përpunimit dhe trajtimit të këtij materiali, në bashkëpunim me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës do të vendosë përfundimisht për formën e administrimit afatgjatë të këtij dokumentacioni.

Pranimi i sasisë së materialit arkivor nga komunat veriore në AShAK, është një e arritur e jashtëzakonshme e gjithë rrjetit zyrtar arkivor në Republikën e Kosovës për shkak se tashmë kemi një progres të ndjeshëm në bashkimin e fondeve arkivore si detyrim i ruajtjes dhe administrimit efikas të kujtesës sonë kolektive, për çka ne e falënderojmë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe asistim efikas gjatë procesit të transferimit të kësaj sasie të materialit në arkivin kompetent.

“Bazuar në faktin se Ligji Nr.08/L-111 për Arkivat, nuk lejon më arkiv të qytetit, ditëve në vazhdim AShAK-u do të marrë masa që arkivat që për momentin funksionojnë me komunat, të barten/transferohen në strukturën e arkivave ndërkomunale sikurse i parashikon Ligji Nr.08/L-111 për Arkivat”, ka njoftuar AShAK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seriali më i preferuar në botë po kthehet në ekran…