Rizvanolli s’i përgjigjet, Shala: S’di çfarë ta pyes, paska ardhur e papërgatitur

12 shtator 2024 | 12:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është e papërgatitur, pasi nuk i është përgjigjur në disa pyetje.

Shala ka shtruar disa pyetje sa i përket “Trepçës”, megjithatë, ministrja disa herë tha se nuk i ka të dhënat aktualisht.

“Me thënë të drejtën, unë nuk e di çka e pyes, paska ardhur e papërgatitur, pyetjet janë të skaduara në kohë, por parimisht ministrja në asnjë raport të saj nuk e ka pasqyruar çështjen e ndërmarrjes ‘Trepça’ veri…”, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Red Bull nuk ka fituar në gjashtë garat e fundit…