Kush është shqiptari më i paguar në Seria A?

12 shtator 2024 | 13:15

Calcio dhe Finanza, revista e specializuar për ekonominë në Itali, ka bërë një renditje sa u takon pagave të futbollistëve dhe shumën që klubet shpenzojnë në total për lojtarët që kanë në kontratë.

Më i paguari në Serie A është Dusan Vlahoviq, sulmuesi që Juventusi e paguan 12 milionë euro në sezon. Në total klubet e Serie A paguajnë më shumë se 1 miliardë euro (përfshi taksat) për rrogat e futbollistëve. Sa u takon futbollistëve shqiptarë, Elseid Hysaj i Lazios është më i paguari. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar “Calcio e Finanza” mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milionë euro në sezon nga Lazio.

Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë. Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kristjan Asllani i Interit me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Lecce. I sapoardhuri Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Medon Berisha. Ai merr 120 mijë euro nga Lecce.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e rock-ut Jon Bon Jovi është lavdëruar nga policia…