Liburn Aliu: Banimi i përballueshëm dhe social po jetësohet

12 shtator 2024 | 13:20

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se në shkurt të këtij viti kanë hapur thirrjen për aplikim për të gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social.

Ai ka treguar se tashme kanë nënshkruar marrëveshjet me katër komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit.

“Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, ai ka thënë se për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapin edhe thirrjen e dytë. “Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka thënë ministri Aliu.

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se kjo komunë do t’i ketë 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm për çifte të reja dhe atij social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Calcio dhe Finanza, revista e specializuar për ekonominë në Itali,…