Batatina: Jam gati t’i ndihmojë klubet për rregullimin e fushave me bari natyral

12 shtator 2024 | 15:04

Stadiumi “Zahir Pajaziti” i skuadrës Llapit e ka fushën më të mirë në futbollin kosovar dhe për këtë pa asnjë mëdyshje mërit më të madhe ka familja Batatina që e menaxhon klubin llapjan.

Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina nëpërmjet një postimi në “Facebook” i ka ofruar ndihmë klubeve tjera që t’i ndihmojë klubet rreth zgjedhjes së këtij problemi. Ai ka thënë se pa asnjë përfitim personal është i gatshëm të ndihmojë në rregullimin e fushave më bari natyral. “Duke marrë parasysh problematikën e infrastrukturës sportive në Kosovë, veçanërisht të fushave të futbollit, dua të bëj diçka të mirë për futbollin dhe për futbollistët e talentuar që Zoti na ka dhuruar. Deri tani nuk kam dashur të flas për këtë pjesë, por tani jam i gatshëm që të ndihmoj të gjitha klubet sportive, në koordinim me Ministrinë, Kuvendet Komunale dhe Federatën e Futbollit, për të rregulluar fushat me bari natyral, nga zero deri në përfundim, pa asnjë fitim personal – vetëm për të mbuluar shpenzimet e ekipit tim”, ka shkruar Batatina.

Trajneri karizmatik më pas ka thënë se klubet nuk kanë nevojë të shpenzojnë milionat, pasi me ato mjete mund të ndriçojnë edhe dhjetë fusha të Superligës. “Këtë dua ta bëj për hir të futbollit kosovar. Në këtë mënyrë, nuk do të keni nevojë të shpenzoni miliona, dhe ato mjete mund të investohen për ndriçimin e 10 fushave të Superligës. Ekipi që kam krijuar në kompaninë time ka përvojën e duhur dhe një staf profesional për të ndërtuar fushat sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s, me një kosto shumë të ulët – vetëm për të ndihmuar futbollin kosovar. Nuk duhet të angazhohen kompani që nuk kanë ide të qarta për ndërtimin e fushave sportive”, ka shtuar ai. Jo pak telashe ka pasur edhe fusha në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është mbyllur për 25 ditë. Pas vizitës në këtë stadium të ministrit të Sportit, kryetarit të FFK-së dhe ekspertit të UEFA-s, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se fusha do të mbyllet për shkak të kompletimit të fushës hibride me rritjen e barit natyral.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se ushtria ruse ka filluar…