Trajneri i Evertonit: Brojës i duhet pak kohë

13 shtator 2024 | 10:25

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka folur për gjendjen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Broja i cili u transferua në “Godison Park” nga Chelsea në formë huazimi pritet t’i mungojë skuadrës së kaltër për pak kohë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri, Sean Dyches, i cili ka thënë se Broja ka një lëndim të vogël dhe i duhet pak kohë deri në rikuperimin e tij.

“Armando Broja do të ketë nevojë për pak kohë. Unë mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Ai ka një lëndim dhe kjo do t’i duhet pak kohë”, u shpreh Dyches para ndeshjes së vikendit ndaj Aston Villas në Premier Ligë.

Broja ishte larguar nga grumbullimi i Shqipërisë për shkak të një lëndimi dhe për ta finalizuar transferimin tek Evertoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E lexova me vëmëndjen që meritom çdo shkrim me fytyrë…