Operohet Isco, mungon deri në vitin 2025  

13 shtator 2024 | 10:34

Mesfushori i Real Betisit, Isco i është nënshtruar një tjetër operacioni. Ai ka pësuar një tjetër lëndim javën e kaluar dhe i është dashur të operohet përsëri. Trajneri i Betisit, Manuel Pellegrini, ka njoftuar se Isco do të jetë jashtë fushave për tre ose katër muaj dhe rikthimi i tij do të ndodh në vitin 2025.

“Është e vështirë të jepet një kornizë kohore për këtë, por duhet të jetë e ngjashme, rreth tre ose katër muaj”, ka thënë trajneri kilian.

Ish-futbollisti i Realit, si pasojë e lëndimit nuk ka luajtur që nga muaji maj, dhe në momentin që ishte afër rikthimit, iu nënshtrua një tjetër operacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar…