FSK-ja përfundon me sukses trajnimin ushtarak ‘Steel 01’ (foto)

13 shtator 2024 | 10:57

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka publikuar disa fotografi nga ushtrimi i realizuar në Babaj Bokës dhe Deve.

Në ushtrimin fushor të titulluar “Steel 01”, siç ka njoftuar FSK-ja, kanë marrë pjesë Regjimenti i dytë i këmbësorisë (R2K).

“Komanda e Forcave Tokësore (KFT), Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor ‘Steel 01’ në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Deve. Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) përmes një njoftimi në…