Musliu tallet me Specialen: Duhet ta arrestojë Abdixhikun sepse, sipas Bulliqit, ai e urren Rugovën

13 shtator 2024 | 11:03

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka ironizuar keq me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës nga ish-ushtarët e UÇK-së.

Në këto seanca, disa dëshmitarë kanë treguar edhe për largimin e fotografisë së Rugovës nga disa zyre.

Musliu ka vlerësuar se Specialja duhet të merret edhe me pretendimet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e urren Rugovën, pasi i njëjti kishte larguar fotografinë e Rugovës nga zyra.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se në bazë të pretendimet të Bulliqit, Specialja duhet ta arrestojë të parin e LDK-së.

“Dhomat e ‘POLITIZUARA’ të Hagës duhet të intervenojnë urgjent për ta arrestuar Lumir Abdixhikun sepse sipas dëshmitarit Shpëjtim Bulliqi, Lumiri e urren Rugovën dhe ka larguar fotografinë nga zyra”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka publikuar disa fotografi…