Yamal: Nuk dua të largohem kurrë nga Barça

13 shtator 2024 | 11:05

Futbollisti i cili po lë gjurmë të mëdha në futbollin spanjoll dhe botëror, Lamine Yamal ka thënë se ai asnjëherë nuk dëshiron të largon nga skuadra e Barcelonës.

Ai ka dal nga shkolla e futbollit të Barcelonës, “La Massia” dhe shpreson që një ditë të bëhet legjendë e klubit katalanas. “Nuk dua të largohem kurrë nga Barcelona. Dua të bëhem legjendë e këtij klubi”, ka thënë Yamal.

Futbollisti 17-vjeçar debutoi me “Blaugranat” sezonin e kaluar ku realizoi shtatë gola dhe dhuroi po aq asistime në të gjitha garat duke thyer edhe rekorde. Ndërkohë edhe këtë edicion e ka nisur në mënyrë spektakolare duke shënuar një herë e asistuar plot katër herë në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…